MENU
klinika

Analiza

Hije misteri mbi vdekjen e Navalny-t, a ishte Putin vrasësi?

28.02.2024 - 09:00

Disa ditë pasi lideri i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq në një burg në Arktik, vdekja e tij mbetet mister, me vendndodhjen e trupit të tij ende të paqartë mes frikës se autoritetet mund të kërkojnë të fshehin provat e helmimit.Hetuesit shtetërorë thanë se hetimi zyrtar për vdekjen e Navalny ishte duke u zgjatur dhe autoritetet në koloninë e largët penale kanë penguar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e nënës dhe avokatit të tij për të gjetur trupin e tij. Nëna e aktivistit është informuar se kufoma e tij do të mbahej për dy javë për “analizë kimike”, raportoi BBC. Media shtetërore ruse RT raportoi se një mpiksje gjaku ishte shkaku i vdekjes, ndërsa zyrtarët e burgut i thanë nënës së Navalny se ai kishte vdekur nga “sindroma e vdekjes së papritur”, një term i gjerë që mund të përfshijë shkaqe të ndryshme të arrestit kardiak. Shumë qeveri perëndimore dhe figura të opozitës ruse kanë thënë se besojnë se presidenti rus Vladimir Putin është drejtpërdrejt ose indirekt përgjegjës, pasi 47-vjeçari u mbajt për tre vjet burg në kushte gjithnjë e më të vështira. Megjithatë, duket se çdo ditë dalin teori të reja dhe hipoteza të ndryshme.

Russia: Alexei Navalny's wife makes her first post on social media after husband's mysterious death in prison | Mint

Helmimi me Noviçok

Gruaja e aktivistes, Yulia Navalnaya, ka akuzuar jo pak herë Rusinë se mban trupin e burrit të saj për të pritur që të zhduken gjurmët e “Novichokit të Putinit”, një referencë për agjentin nervor që agjentët rusë e përdorën për ta helmuar atë në vitin 2020 edhe pse Navalny i mbijetoi përpjekjejes për ta vrarë, duke u kuruar për shumë kohë në Gjermani. “Ne e dimë saktësisht pse Putini e vrau Alexein”, tha Yulia Navalnaya, e cila është betuar të vazhdojë punën e burrit të saj. ” Ne do t’ju tregojmë për këtë së shpejti ,” shtoi ajo.Të martën, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza dhe vulgare”, por shtoi se meqenëse Navalnaya ishte e ve vetëm disa ditë më parë, ai nuk do të komentonte më tej. Në rusisht Novichok do të thotë “i ardhur” dhe është emri i dhënë një grupi agjentësh nervor të avancuar të zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970 dhe 1980. Agjenti u përdor në helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Britani në vitin 2018. Dhe, në vitin 2020 ndaj disidentit rus Alexei Navalny, të cilit ja kishin hedhur në një filxhan çaji, pro që arriti të mbijetojë. Novichok A-230 është pesë deri në tetë herë më i fortë se agjenti nervor VX, ai i përdorur për të vrarë gjysmëvëllain e Kim Jong-un në 2017.

Russia's Navalny has mystery ailment which may be poisoning – spokesperson

Hipoteza e Kievit

Sakaq, deklarata tronditëse vijnë nga Kievi. “Alexei Navalny mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale”, pretendon kreu i shërbimit inteligjent të Ukrainës, shkruan The Sun. Kyrylo Budanov, kreu i shërbimit të fuqishëm të inteligjencës ushtarake GUR të Ukrainës, duket se hedh poshtë pretendimet se Navalny, 47 vjeç, është vrarë. Duke folur në periferi të një konference të madhe për shtyp në Kiev, që shënonte dy vjet nga pushtimi rus i Ukrainës, Budanov tha se shkaku i vdekjes së Navalny ishte “pak a shumë i konfirmuar”. “Mund t’ju zhgënjej, por ajo që dimë është se ai vërtet vdiq nga një mpiksje gjaku. Dhe kjo është pak a shumë e konfirmuar. Kjo nuk është marrë nga interneti, por, për fat të keq, ishte një vdekje natyrale.” Fjalët shqetësuese, “vdekja natyrale” nuk përjashton faktin se ka pasur një plan vrastar nga ana e regjimit të Moskës, i përkthyer në kushte “të pamundura” ndalimi për Navalny, i ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme me 30 gradë nën zero si ato të ora fatale e ajrit në të cilën ai vdiq, i rraskapitur dhe i dobësuar nga muajt e mundimit dhe torturave psikofizike.

Russian Opposition Leader Alexei Navalny Dies Under Mysterious Circumstances

Grusht në zemër

Një aktivist i të drejtave të njeriut ka një teori tjetër në lidhje me vdekjen e Navalny. “Independent” raportoi se Vladimir Osechkin, kreu i Gulag.net, “i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë të burgosurish dhe zyrtarësh rusë”, tha se ai beson se Navalny u vra nga një grusht në zemër, një teknikë e përdorur dikur nga anëtarët e inteligjencës së Bashkimit Sovjetik. Ai tha se një burim në koloninë penale të Rrethit Arktik ku u mbajt Navalny raportoi se kishte parë mavijosje në trupin e Navalny që të kujtonin ato të mbetura nga teknika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"1 gram noviçok vret deri në 5 mijë njerëz!"

Helmimet ruse me agjentë nervorë, mjekja zbulon si funksionon

Kritiku i Lukashenkos vdes në burg

Përsëritet rasti i Navalny-t në Bjellorusi