MENU
klinika

39-vjeçari nga Vlora tentoi t’i nxirrte jashtë Shqipërisë

Sekuestrohen mijëra euro dhe paund në Portin e Durrësit

28.02.2024 - 11:26

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht, pasi në Portin e Durrësit këtij personi i janë gjetur dhe sekuestruar sasi eurosh dhe paund.

Policia thotë se nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën 9670 euro dhe 3345 paund që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, shtetasin E. F..

Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën 9670 euro dhe 3345 paund që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin