MENU
klinika

“Emri im është Sumayya”

Njihuni me 11-vjeçaren reportere në frontin e luftës në Gaza (Video)

28.02.2024 - 14:15

“Emri im është Sumayya Wushah. Jam 11 vjeç. Jam nga Rripi i Gazës.”

Njihuni me Sumayya Wushah, gazetarja më e re dhe më e veçantë në botë. Në kushte mjaft të vështira, nga Gaza ajo ka raportuar për rrjetin Al-Jazeera. Vogëlushja shprehet se nuk ka frikë të raportojë nga qyteti i shkatërruar.

“Kjo është shtëpia ku 17 njerëz u martirizuan. Tani po qëndroj për furrës së bukës Al-Sofara. E vetmja furrë në Nuseirat e cila është funksionale. Siç e shohim shumë njerëz po qëndrojnë në rradhë për një fetë bukë”, raporton ajo.

Fillimisht prindërit e saj kanë qenë kundër, që Sumayya të raportojë për shkak të frikës prej sulmeve të mundshme izraelite. Por 11-vjeçarja e ka mposhtur frikën teksa ka marrë mikrofonin në duar për të thënë situatën në qytetin ku jeton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim

“Lufta me Hamasin do të vazhdojë me forcën e plotë”

Lëvizjet e fshehta të Kremlinit në Rripin e Gazës

“Hija” e Putinit po rrethon edhe Lindjen e Mesme