MENU
klinika

Shkaqet e ngjarjes së rëndë

Tronditet Korça, 40-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri; autori vret më pas veten

28.02.2024 - 22:38

Qyteti i Korçës është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë vrarë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18, teksa raportohet se një person ka qëlluar për vdekje një tjetër dhe më pas ka vrarë veten.

Fillimisht u gjet një trup i pajetë pranë një hoteli, teksa një 40-vjeçar u paraqit i plagosur në spital, por më pas ndërroi jetë.

Policia në reagimin e saj njoftoi se nuk e kishte idetifikur trupin e pajetë, ndërsa 40-vjeçari që vdiq në spital është identifikuar si Emiliano Pine. Më pas u zbulua se trupi i pajetë i përket Jorgo Priftit, i cili pasi qëlloi ndaj 40-vjeçarit vrau veten.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njoftoi më herët policia

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!