Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely, kërkoi sot gjatë samitit që po mbahet në Tiranë, shtimin e fondeve nga partnerët financiarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Dëshira që duhet të shpreh është për partnerët tanë financiarë, ku përveç 30 miliard eurove ne kërkojë edhe 6 miliard tjetër, që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve sruturkutore të vendeve anëtare”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai tha se plani i rritjes është ambicioz, por theksoi më tej se “rajoni duhet të ecë përpara me shpejtësi vetëm me reforma”.
Varhely i bëri thirrje Bankës Evropiane, BERZH, FMN, për përshpejtimin e punës për shtimin e fondeve, duke shtuar se “jemi në fillimet e një ndryshmi rrënjësor por edhe shumë të shpejt në Ballkanin Perëndimor.”
Olivér Várhelyi: Edhe pse jemi ne fund të mandati dua të lëmë diçka pas, diçka serioze dhe e prekshme për procesin e zgjerimit. Ky proces i teprimi tregon se ekonomia e shoqërive të Ballkanit të integrohet në BE që do të thotë që edhe BE duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet para se vendet tuaja të bëhen anëtarë.
Si plan është ambizioz, dhe kemi besim të plotë tek të gjithë vendet qe ju do ti merri të gjitha të mirat e këtij plani për të dyfishuar ekonomitë e vendeve tuaja në 10 vitet e ardhme. Kjo do të thotë që boshllëku i zhvillimit do të kenë arritur zhvillim në krahasim me mesataren e BE.
Që të ecim përpara rajoni duhet të ece vetëm përpara me shpejtësi me reforma. Ky plan do të funksionojë nëse ju do të aplikoni rregullat e Be. Dëshira që duhet të shpreh është për partnerët tanë financiarë, ku përveç 30 miliard eurove në kërkojë edhe 6 miliard tjetër që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve sruturkutore të vendeve anëtare. Këto do të bëhen pjesë e ekonomisë të këtyre vendeve, për rritjen ekonomike.
Banka Evropiane, BERZH, FMN, të gjithë duhet të përshpejtoni punën dhe përpjekjet tuaja. Jemi në fillimet e një ndryshmi rrënjësor por edhe shumë të shpejt në Ballkanin Perëndimor.