“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Stresi oksidativ në sëmundjet e veshkave
Mjeku: Vdekshmëria në pacientët me sëmundja renale në fazën përfundimtare (ESRD) është rreth 10 deri në 20- fish më e lartë se ajo në popullatën e përgjithshme. Në pacientët ne fazën e 3 deri në 4 të sëmundjeve kronike te veshkave (CKD), dihet tashme qe sëmundja kardiovaskulare (CVD) është shkaku kryesor i vdekjes, sesa progresi në ESRD. Këta pacientë shfaqin një sëmundshmëri kardiovaskulare të lartë dhe vdekshmëri si rezultat i mosfunksionimit te endotelit dhe hipertrofise se ventrikulit të majtë që mund të shkaktohet nga stresi oksidativ dhe gjendja inflamatore.
Ekzistojnë disa faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare në pacientët me CKD që mund të ndahen në tradicionale dhe faktorët jotradicionale të rrezikut. Diabetes mellitus, mosha e vjetër, hipertensioni dhe hiperlipidemia janë faktorët tradicionalë të rrezikut zakonisht të pranishëm në njerezit me CKD. vec asaj Ateroskleroza dhe CVD në pacientët me CKD shoqërohen me stres oksidativ, inflamacion dhe zvogëlim i disponueshmërisë së oksidit nitrik.
Stresi oksidativ dhe inflamacioni konsiderohen faktorët jotradicionale të rrezikut. Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë të rrezikut specifik për veshkat si uremia dhe dializa që mund të çojnë në ndryshime në citokinat e serumit dhe ne trashjen ne arterien karotide te trashësise intima-media (CIMT) si edhe dhe hipertrofine e ventrikulit të majtë.
Stresi oksidativ si pasojë e rritjes te specieve reaktive të oksigjenit (ROS) dhe nga zvogëlimi i mbrojtjes antioksiduese, është mbizotërues në shumë probleme shëndetësore si CKD dhe ai ende ekziston pas transplantimit. Përbërjet oksiduese kanë mekanizmat mbrojtës fiziologjikë në trup, por çekuilibri në gjenerimin e oksidantëve rezulton në dëmtime indore. Stresi oksidativ indukton mosfunksionimin e endotelit dhe ne përparimin e aterosklerozës duke zvogëluar disponueshmërinë e oksidit nitrik.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.