Komisioneri Varhelyi tha në konferencë më kryeministrin Edi Rama se nga plani i ri i rritjes do të ulen edhe kostot e të bërit biznes, por sipas tij që të ndodhe kjo duhet që në fillim të bëhet mes vendeve të rajonit.
Sipas tij, nëse Shqipëria kërkon që të trajtohet si vend anëtar i BE duhet që edhe partneret e tjerë të Ballkani Perëndimor duhet t’i trajtoje si anëtarë të BE.
Varhelyi u shpreh se sipas përllogaritjeve e rajoni do të duhet të dyfishojë ekonomitë gjatë 10 viteve të ardhshme.
“Nëse doni të trajtoheni si shtet anëtar i BE duhet të trajtoni partneret e Ballkanit si anëtar të BE. Po të marrim shembullin e SEPES, është gjë e mirë që Shqipëria do ta vërë në zbatim legjislacionin e SEPES, por në rast se një shtet i Ballkanit perëndimor që po punon për këtë gjë atëherë Shqipëria do të aplikojë të njëjtat rregulla edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që aplikojnë rregullat e SEPES. Kjo do të thotë se për bizneset do jetë më lirë për të bërë biznes, por edhe në rast se po bëni biznes me vendet e tjera të BP kostot do të ulen. Ky është një përfitim që i vjen vendeve të rajonit. Por kjo ndodh vetëm nëse vendet e rajonit e bëjnë mes vetes. Sipas përllogaritjeve tona modeste rajoni do të duhet të dyfishojë ekonomitë gjatë 10 viteve të ardhshme”, tha komisioneri.