MENU
klinika

“Pengesa më e madhe, mendësia e vendeve të rajonit”

Plani për rritjen ekonomike, Rama bën thirrjen: Do të dështojmë të gjithë, nëse…

29.02.2024 - 14:09

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pengesa më e madhe, të cilës i tremben për realizimin e planit për rritjen ekonomike, është mendësia e vendeve të rajonit.

Në konferencën me Komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varhelyi, kreu i qeverisë iu drejtua vendeve të rajonit, duke u shprehur se “nëse nuk i bëjmë gjërat së bashku do të dështojmë të gjithë”.

Kryeministri theksoi se për të përfituar nga ajo që ky plan sjell nga BE duhet të japen rezultate në aspektin rajonal.

Edi Rama: Pengesa e vetme më e madhe të cilët mund ti trembemi është mendësia midis vendeve të rajonit.

Ky plan i ri i rritjes, sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal, është ajo që kemi rënë dakord 10 vite më parë kur nisëm procesin e Berlinit, ajo që jemi përpjekur të çojmë përpara me Ballkani i Hapur. Shohim që ka vullnet të mirë, 6 vendet e Ballkanit kanë nënshkruar deklaratën. Nëse nuk i bëjmë gjërat së bashku do të dështojmë të gjithë.

Të përfitosh nga ajo që ky plan sjell nga BE duhet të japim rezultate në aspektin rajonal. Plan i rritjes nuk është i shkëputur nga reformat e këtyre vendeve. Si Shqipëri duhet të ecim përpara me një valë reformash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN