MENU
klinika

Deklarata

Heq dorë nga aktrimi? Jolie: Para 20 vitesh do qaja

28.12.2018 - 22:10

Ajo është një nga aktoret më të njohura në botë dhe pavarsisht se herë pas here tërhiqet nga bota e kinemasë, për një arsye apo tjetër mbetet sërish në qendër të vëmendjes.

Së fundmi në një intervistë për programin e “BBC Today, Angelie Jolie ” u shpreh se po mendon mundësinë që në të ardhmen të lërë aktrimin, për t’u bërë pjesë e politikës.

“Nëse do më kishit pyetur para 20 vitesh, do qaja. Unë them gjithmonë them se do të shkoj atje ku duhet, nuk e di nëse unë jam e aftë për politikë.

Unë jam gjithashtu në gjendje të punoj me qeverinë dhe ushtrinë, kështu që jam në gjendje të bëj shumë gjëra,”- u shpreh Jolie.