Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur dhe një ka ndërruar jetë nga shpërthimi i madh i ndodhur pasditen e sotëm në qytetin e Lushnjës.
Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela i cili ka në pronësi kapanoni ku po punohej dhe që aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Gjithashtu është identifikuar edhe viktima dhe mësohet se bëhet fjalë për Roland Hoxhën.
Sipas informacioneve punëtorët po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të latë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.
Katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se janë në gjende të rëndë. Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për ët zbardhur detajet e plota të këtij aksidenti.