02.03.2024 - 08:21
Ushqimet ultra të përpunuara janë të lidhura me 32 probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kanceret dhe diabetin e tipit 2.
Kjo është sipas një studimi të ri të botuar në British Medical Journal (BMJ) që hulumton mbi dëmet e ushqimeve që zakonisht përfshijnë pesë ose më shumë përbërës dhe disa aditivë.
Sipas Shoqatës Britanike të Zemrës, ushqimet e zakonshme ultra të përpunuara përfshijnë akulloren, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, kos frutash.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Australia, SHBA, Franca dhe Irlanda kontribuan në rishikimin e 45 analizave që përfshinin një popullsi totale prej 9.8 milionë pjesëmarrësish.