Vlora do të shndërrohet në pikën strategjike të ndërtimit të një qendre për gazin e lëngshëm në Shqipëri në vijim të realizimit të objektivit për e gazifikimin e plotë të vendit. Dje, nga kryeqyteti i Azerbajxhani, Baku, ku mori pjesë në samitin te 10-të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Rama foli për mundësinë e projekteve të reja drejt energjisë së rinovueshme. “Sot jemi dëshmitar se korridori i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt. Ne jemi të pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-adriatik. Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme.
Ajo që ne po bëjmë është do e diversifikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore. Po përpiqemi të ecim para për gazfikimin e vendit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë. Ndërsa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëngshëm natyror, korridori jugor i gazit pa asnjë dyshim do të mbetet një prej burimeve të pakta, të qëndrueshme konkurruese të transportimit të gazit që vjen për në BE. Me përqindjen e gazit rus në BE që po bie nga 40 % aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0 %”, vijoi Rama. Ndërkohë gjatë vizitës së kryeministrit Rama, u nënshkrua edhe marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.