MENU
klinika

Mbeti i plagosur nga shpërthimi në Lushnjë

Kolegët tregojnë gjendjen e deputetit Bujar Çela: Ndodhet në reanimacion

02.03.2024 - 13:56

Tre deputetë socialistë, Fadil Nasupi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela.

Deputeti Fadil Nasupi tha se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Ai tregon se ciflat e xhamave i kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe pjesën abdominale.

Ai shprehet se Çela ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren dhe ndodhet në reanimacion.

“Fatmirësisht gjendja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjendja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit. Kolegët tanë deputetë e kanë gdhirë natën me lutje për të dhe ata që u plagosën. Do të ketë pastrime të tjera. Është në gjendjen më optimalen më të mundshme nga ajo llahtari që ndodhi dje”, tha ai për “Report Tv”.

A ju tregoi pse kishte shkuar dje, dhe sa larg shpërthimit ishte?

“Nuk u futëm farë në këtë çështje. Ishim atje për 1 minutë e gjysmë. Ne na kënaqi se reagoi, dje e vizituam në reanimacionin e Lushnjës dhe nuk ishte fare në vetëdije. Edhe pacienti tjetër që ndodhet në Lushnje është stabilizuar. Ka dhe ai cifla të shpërthimit”, përfundoi deputeti Nasupi.