Auditoret e universiteteve janë vende ku në syrin e jashtëm shihen si “bagazhe” plot dije, në të cilat kushdo që futet, nuk del i pa nxënë, por fatkeqësisht realiteti është plotësisht ndryshe.
Jo çdo student që nis një universitet, shfaq interes për të, ose interesi mund t’i ndryshojë gjatë rrugëtimit, e për fat të keq numri i të rinjve që e trajtojnë me respekt, që i japin rëndësinë e duhur degës për të cilën studiojnë dhe që të priren të perfeksionohen drejtë një fushe të caktuar, është shumë i pakët.
View this post on Instagram
Profesori i gjuhësisë Shezai Rrokaj në një dalje për A2CNN është shprehur i trishtuar se shpesh studentet kur ai flet nuk e kuptojnë. Ndër të tjera ai është shprehur se në një auditor me 100 studentë, vetëm 10 -15 të rinj mund të shfaqin interes.
Profesor Rrokaj: Zverdhem, trishtohem jashtëzakonisht. Niveli është i jashtëzakonshëm, shumë i ulët.
Si e kanë raportin me leximin apo drejtshkrimin?
Profesor Rrokaj: Nuk janë të interesuar. Vijnë në një auditor prej 100 studentësh, 10 ose 15 studentë aq shfaqin interes, ndërsa të tjerët vegjetojnë.
A ju kuptojnë kur flisni profesor?
Profesor Rrokaj: Nuk e di shpeshherë jo.