Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i vendosur për lista të hapura, ndërsa theksoi se “dot ë kushtëzojnë çdo akt për një Kod Zgjedhor funksional, pasi sipas tij kodi aktual nuk funksionon.
Nga Kuvendi Zgjedhor i Lezhës, Basha u shpreh se “ustallarët e tranzicionit nuk kanë vullnet politik”, por tha se PD do të qëndrojë e vendosur.
Basha tha se në Parlament duhet të shkojnë njerëzit e zgjedhor nga qytetarët dhe jo ata që i zgjedh kryetari i partisë.
“Në parlament të shkojnë ata që votohen nga njerëzit dhe jo ata që caktohen nga kryetarët e partisë. Kjo është domethënia e propozimit tonë për listat e hapura. Pa diskutim në këtë aspekt edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe çështjen e votës së diasporës e bëjnë të qartë se cila është rruga ku duhet ecur. Siç është e qartë se nuk ka vullnet politik nga ustallarët e vjetër të tranzicionit me në krye kryeministrin aktual. Por ne do të ngremë zërin, ne do të kushtëzojmë çdo akt për një kod zgjedhor funksional, me këto parime, duke nisur me listat e hapur, që në Parlament të shkojnë burrat dhe gratë që duan shqiptarët”, tha Basha.