Kategoria e Parë e futbollit është në javën e 23-të. Këtë të dielë u zhvilluan ndeshjet e radhës, aty ku ra në sy humbja 0-1 e Flamurtarit. Në Vlorë ishte Burreli që iu fal golit të Ferrukut në pjesën e dytë për të hedhur “K.O” vendasit.
Tri pikë me shumë vlerë për Bylisin, me kryesuesit e renditjes që në “Adush Muça” siguruan suksesin 2-1 kundër Tomorit, për të vijuar kryesimin. Vora kalon pa probleme Besën e shumë problemeve, teksa Korabi vetëm në fundin e takimit gjeti golin me vlerën e tri pikëve kundër Lushnjës. Në 18:00 luhet AF Elbasani – Luzi i Vogël.
Kategoria e Parë, java 23:
Vora 3-0 Besa (Prengaj 47′, Raboshta 49′, Qardaku 64′)
Bylis 2-1 Tomori (Ruçi 17′, Kibe 64′ / Hysolli 40′)
Flamurtari 0-1 Burreli (Ferruku 49′)
Apolonia 2-0 Kastrioti (Umeijegu 28′, Bejzade 38′)
Korabi 2-1 Lushnja (Cema 26′, Kasalla 90+5′ / Ibrahim Olola 47′)
18:00 AF Elbasani – Luzi i Vogël
Renditja:
Kategoria e Parë
Flamurtari hap fals në shtëpi, mundet nga Burreli!
03.03.2024 - 17:15