MENU
klinika

Renditja

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

04.03.2024 - 18:30

Shqipëria renditet sot në vendin e 90-të, sa i përket fuqisë ushtarake. Në këtë pozitë e vendos instituti, “Global Firepower”, i cili vlerëson kapacitetet luftarake, numrin e trupave ushtarake, financat, teknologjinë e artilerisë dhe aftësitë logjistike.

Sipas të dhënave të indeksit, vendi ynë disponon 19 avionë në total, por asnjë prej tyre nuk përdoret për trajnim, misione ushtarake apo për sulme.

Në rajon, vendi ynë renditet i dyti pas Serbisë, dhe lë pas gjithë shtetet e tjerë në hartën e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, inaugurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozicionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës.

Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vendin të 113-të mes 145 vendeve në total sa i përket buxhetit të mbrojtjes. Fondi për mbrojtjen këtë vit arrin në 500 mln dollarë, me rritje të ndjeshme në raport me vitet paraardhëse.

5 vjet më parë, shpenzimet nga buxheti për mbrojtjen ishin sa 0.7% e PBB-së, ndërsa këtë vit ato arrijnë në 1.8%, sinjal ky që tregon se Shqipëria po forcon ushtrinë dhe po përmbush detyrimin e NATO-s për të rritur shpenzimet në nivelin 2% të PBB-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Udhëtimi i shkrimtarit britanik në Shqipëri më 1938

“Vetëm një si Zogu mund të jetë mbret i një toke si Shqipëria”