MENU
klinika

Çfarë u dakordësua

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Alibeaj takim me drejtuesit e ODIHR-it!

04.03.2024 - 19:13

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i informuar këta të fundit për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Me ane te nje postimi në Facebook, Gjiknuri thote se ‘u dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it’.

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përballja e “kokave të grupeve” në 12 qarqe

Beteja e 25 prillit: Zyrtarizohen drejtuesit politikë të PS e PD