Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola ka dëshmuar në lidhje me shpërthimin në magazinën në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Në dosjen hetimore që ka siguruar Gazeta Panorama Online është edhe dëshmia e Kolës, i cili ka thënë se nuk ka qenë në dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi sa i takon kapanonit ku ndodhi shpërthimi.
“Është pyetur shtetasi shtetasi Robert Kola me detyrë kryeinspektor IMTV Lushnje shpjegon se nuk ka pasur dijeni që po ndërtohet nga ana e këtij shtetasi Bujar Cela apo ishte pajisje me leje ndërtimi deri në momentin që ka ndodhur ngjarja pasi ai nuk ka pasur asnjë informacion nga urbanistika, policia apo njësia administrative se aty po kryheshin punime.
Nga kontrollet në teren që ata kanë kryer bazuar në planin mujor të planit të punës për rastin në fjalë nuk ka pasur dijeni që po kryheshin punime. Po kështu ai shpjegon se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim. Gjithashtu ai shpjegon nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje apo ndikim nga shtetasi Bujar Cela”, ka thene kreu i IMT.