Gratë shtatshkurtra kanë masë më të vogël indesh të cilën përbëjnë muskujt, organet, kockat dhe indet lidhore. Këto gra kanë metabolizëm më të ngadalshëm dhe dobësohen me vështirësi. Të paktën këtë ka pohuar Dr.Kreg Primac, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Obezitetit të SHBA-së.
Sa më i vogël të jetë trupi, më pak energji i nevojitet. Nga ajo masë e përgjithshme varet shpenzimi i kalorive. Sa më e madhe të jetë masa, personit i nevojitet edhe sasi më e madhe e kalorive për funksionimin e metabolizmit bazal dhe anasjelltas. Hulumtimet e publikuara në revistën mjekësore “PLUS ONE” kanë treguar që gratë shtatshkurtra kanë më pak organe vitale nga ato shtatlartat, përkatësisht madhësinë e organeve proporcionalisht me madhësinë e trupit.
Dhe sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme kanë edhe më pak muskuj, prandaj dihet që muskujt shpenzojnë më shumë kalori se sa yndyra. Mirëpo, nëse jeni shtatshkurtër, mos u mërzisni sepse ekzistojnë mënyrat se si mund “ta mashtroni” natyrshëm metabolizmin e ngadalshëm.
Disa nga këshillat janë të ndiqni sinjalin e ngopjes dhe urisë dhe pushoni të hani kur ndieni që keni ngrënë mjaftueshëm. Madhësinë e organeve nuk mund ta ndryshoni, mirëpo sasinë e muskujve po. Dr. KregPrimac këshillon që në rutinën tuaj të ushtrimeve të ngrini një peshë më të rëndë një herë dhe ushtrimet me pesha të lehta t’i përsërisni disa herë. Shtoni marrjen e proteinave sepse ato japin ndjenjën afatgjatë të ngopjes dhe stabilizojnë sheqerin në gjak. Kujdes me marrjen e vitaminave dhe mineraleve!