MENU
klinika

"SPAK kërkon të më dënojë sepse..."

GJKKO tërhiqet për vendim, Beleri shpërthen në gjyq: Sajesë!

05.03.2024 - 15:27

Togat e zeza raportohet se janë tërhequr për të marrë vendimin mbi Fredi Belerin dhe mikun e tij, Pandeli Kokaveshi.

Gjykata e Posaçme do të vendosë sot (5 mars) për fatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash.

Togat e zeza raportohet se janë tërhequr për të marrë vendimin mbi Fredi Belerin dhe mikun e tij, Pandeli Kokaveshi.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e Belerit, i cili tha sot para gjykatës se çështjen e bashkisë së Himarës nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesë.

Në një fjalim 9 faqesh Beleri anatemoi si prokurorinë dhe policinë për sajim të provave kundër tij, ashtu edhe trupën gjykuese që sipas tij nuk ka pranuar kërkesat e Belerit dhe ka treguar njëanshmëri në gjykim.

Gjatë seancës Beleri tha se i është privuar betimi si kryetar i bashkisë së Himarës dhe se SPAK po kërkon që ta dënojë për sa kohë i duhet Ramës.

Beleri: Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, ata që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet. Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një çështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë para ligjit.

Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë: Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në çdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuar ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.

Fredi Beleri: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion.SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës. Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohet procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit.

Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një dite, herët a vonë. Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makine qe thonë ishte ne vendngjarje. I njëjti njeri me kapuç qe thonë ishte Arseni, nuk u vërtetua qe ishte Arsen Rama.

Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë. Himarjotët nuk janë budallenj. Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor! Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju JO presionit të pushtetit. Të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Ndërsa për Kokaveshin ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash.

Jashtë GJKKO, ndodhen kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.