“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Shtatzënat, deri në cilin muaj mund të drejtojnë makinën?
Mjeku: Në fillim të shtatzanisë nqs nuk ndiheni mirë, nëse keni të përziera apo të vjella kjo gjëndje mund të ndikojë në përqëndrimin tuaj. Kështu që evitoni drejtimin e makinës në këtë periudhë. Në rast se nuk i keni këto shqetësime, atëherë mund të drejtoni makinën.
Pas muajit të shtatë, lëvizjet tuaja vështirësohen gjithnjë e më shumë. Kjo rrezikon që në situata kritike gjatë drejtimit te makines ju të reagoni më ngadalë. Kështu qe më mire është që gjatë tremujorit III te jeni thjesht pasagjere.
Nënës së ardhshme i këshillohet që të mos drejtoje më gjatë se 3 orë pa nderprerje dhe gjatë udhëtimit bënjë pauza çdo 1,5 – 2 orë. Natyrisht është shumë me rëndësi që të vendosni rripin e sigurimit, të pini shumë ujë dhe të bëni pauza të shpeshta!
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.