Dëshira për t’ju përngjasuar modeleve që shfaqen në rrjetet sociale i ka future në grackë adoleshentët në të gjithë botën. Drejtori i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë televizive, thotë se tashmë vdekjet nga anoreksia janë shkaku i dytë pas traumave tek adoleshentët.
“Sidomos tek moshat e adoleshencës, nën 20 vjeç. Të cilët nëpërmjet orëve të zgjatura në internet shikimit të modeleve të ndryshme sidomos këto montazhet që bëhen nga prodhuesit e modës, shkaktojnë çrregullime të ushqimit tek të rinjtë, sidomos anoreksi, gjë e cila në një studim të fundit në Itali ishin 4000 vdekje në këto mosha për shkak të çrregullimeve ushqimore”- tha Skënder Brataj, drejtor i urgjencës kombëtare.
Për drejtorin e urgjencës mjekësorë ky është një sinjal që nuk duhet anashkaluar.
“Është një alarm një urgjencë e re mjekësore që po shfaqet dhe ne e dimë shumë mirë dhe në ambientet tona dhe sidomos fëmijët para tv, tablet, smartphonë, apo veçanërisht adoleshentët duhet menjëherë të merren masa sepse është një urgjencë e re që po kushton jetë njerëzisht, është shkaku i dytë i vdekjes pas traumës në këto mosha.”
Ekspertët thonë që pasojat negative nga keqpërdorimi i teknologjisë janë të gjithë anshme. Duke nisur nga abuzimet online deri tek dëmet shëndetësore nga qëndrimi me orë të gjata para pajisjeve inteligjente.