06.03.2024 - 10:00
Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik.
Mësohet se pronari i tyre është shtetasi Arjol Broshka, ndërsa zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit
Njoftimi:
Digjen dy automjete në Cërrik. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.