MENU
klinika

“Pazare me Berishën”

Kulluri: Bardhi shkeli parimin se nuk do të bashkëpunonte me non-grata

06.03.2024 - 11:34

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e djeshme në Këshillin Kombëtar ku ‘Rithemelimi’ miratoi dhe ndryshimet në Statut.

Ai u shpreh se bashkimi i opozitës në formacion politik apo koalicion është gjëja më normale që duhet të ndodhë, por se bashkimi duhet bërë mbi baza morale politike.

Sipas tij, anëtarëve iu mbyll goja duke thënë se ky është vullneti i kryetarit.

“Bashkimi i opozitës në një formacion politik, koalicion apo listë të përbashkët është gjëja më normale që duhet të ndodhë një vit e kusur para zgjedhjeve të 2025, pas 11 vitesh opozitë të paprecedentë të PD! Por bashkimi duhet të ketë një modalitet legjitim dhe duhet të ketë një bazë morale politike. Përndryshe është Pazar”, shkruan Kulluri në reagimin e tij.

Kulluri thotë se Bardhi dhe mbështetësit e tij kanë shkelur mbi parimin që vetë kishin firmosur në 18 dhjetor 2021 se nuk do të bashkëpunonin me non-grata.

“Çështja është se Bardhi me shokë e shoqe, kanë shkelur mbi një vendim politik të rëndësishëm që e kanë shkruar e votuar po vetë si Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 me arsyetimin se nuk do të bashkëpunonin me një person non-grata si Berisha.
Po ashtu akuzat e Bardhit ndaj Berishës për “vrasjet në Gërdec” dhe të Berishës ndaj Bardhit për “vrasje në Elbasan” janë akuza të karakterit penal. Nëse në këtë vend do kishte sistem normal drejtësie, Berisha dhe Bardhi duhet të ishin thirrur “kryesisht” nga Prokuroria për të vërtetuar akuzat e rënda që kanë lëshuar ndaj njëri-tjetrit”, thotë Kulluri në një reagim në rrjete sociale.