Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në një familje në Sarandë, ku gruaja 22-vjeçe ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, 28 vjeç.
Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa 28-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në polici është shoqëruar e reja, e cila është marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.