MENU
klinika

Ja qytetet që mund të sulmohen të parat

A mund ta sulmojë Rusia Gjermaninë pas përgjimit?

07.03.2024 - 08:30

Duke publikuar një video të oficerëve gjermanë që flasin për përdorimin e mundshëm të raketave Taurus në Ukrainë, Kremlini ka nisur një fazë të re të luftës hibride kundër Gjermanisë, shkruan “Der Spiegel”. Qëllimi është të diskreditojë jo vetëm Bundeswehr-in, por edhe vetë kancelarin Scholz, i cili prej muajsh ka refuzuar të furnizojë Ukrainën me raketa lundrimi Taurus me rreze veprimi prej 500 kilometrash, sepse ka frikë se kjo do ta tërhiqte Gjermaninë më tej në luftë. “Nuk do të dërgojmë raketa Taurus në Ukrainë”, përsëriti të hënën kancelari gjerman Olaf Scholz , pasi shpërtheu skandali me përgjimet ruse të marrëveshjeve mes oficerëve gjermanë për dërgimin eventual të këtyre raketave lundruese si ndihmë në fushën e betejës ukrainase. Ai kujtoi se të njëjtin qëndrim e kishte shprehur më shumë se një herë.

A German military officer used an unsecured line for a conference call. Russia hacked and leaked it | The Hill

Përgjimi

Për muaj të tërë, Ukraina i ka bërë thirrje Gjermanisë të dërgojë raketa lundrimi Taurus. Gjermania i reziston dërgimit të Demit sepse nuk dëshiron të tërhiqet në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por një pjesë e anëtarëve të partive të koalicionit qeverisës, të Gjelbërve dhe FDP-së, si dhe koalicionit Kristian Demokrat të opozitës CDU/CSU, janë pro dorëzimit të raketave Taurus në Ukrainë. Publikimi i pamjeve në Rusi ka mërzitur shumë njerëz në Gjermani, pasi ngre pyetjen se sa të ekspozuara janë forcat gjermane të sigurisë ndaj sulmeve të spiunazhit rus.  Nuk është çudi që Gjermania po përgjohet, tha për ARD ekspertja e mbrojtjes e FDP-së Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe u bëri thirrje institucioneve të shqyrtojnë me kujdes shkallën në të cilën administrata gjermane është e përgatitur teknikisht për sulme të tilla hibride. Si partia në pushtet ashtu edhe opozita bëjnë thirrje që rasti të mos përdoret për sulme të ndërsjella.

Russia summons German Ambassador over leaked audio

Lufta hibride

Moska i përdori pamjet për një sulm politik. Kjo tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Perëndimit në “konfliktin” në Ukrainë, akuzon Kremlini. Një tabelë e madhe “Rusofobia po të grabit arsyen” u dallua në një emision në televizionin shtetëror rus të dielën, raporton “Spiegel”. Titulli u shfaq krahas një fotografie të komandantit të Forcave Ajrore Gjermane Ingo Gerhartz, dhe më vonë një foto e kancelarit Olaf Scholz u shfaq përsëri. Në emisionin kryesor “Lajmet e javës”, drejtuesi Dmitrij Kiselyov theksoi se Scholz është i dobët dhe se ai u tradhtua nga ushtria e tij, e cila në fakt pas shpinës së kancelarit po planifikon të shkatërrojë urën e Krimesë me raketa Taurus. Kiselyov citoi në detaje regjistrimin 38-minutësh të një takimi të oficerëve të Bundeswehr-it të udhëhequr nga Gerhartz. Kiselyov foli sikur sulmi ukrainas ishte i sigurt dhe i pashmangshëm. Oficerët gjermanë debatuan vendosjen hipotetike, ashtu si ushtritë shqyrtojnë skenarë të ndryshëm. Por rusët e morën menjëherë si të mirëqenë, sikur të ishte një fakt i rënë dakord.

Leaked audio indicates Germany's intention to strike Russia, Kremlin says

Plani i hakmarrjes

Kiselyov madje shkoi aq larg sa renditi urat në Gjermani që Rusia mund të sulmonte në rast hakmarrjeje, duke përfshirë urën Fehmarnsund në veri dhe urën Hohenzollern në Këln, raporton Spiegel. Mediat ruse publikuan tituj të tillë si: “Medvedev: Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë” ose: “Oficerët gjermanë komplotuan pas shpinës së Scholz”. Karin Kneissl , ish ministrja e Jashtme austriake, ajo për të cilën presidenti rus Vladimir Putin kërceu në dasmën e saj, tha për Komosomolskaya Pravda se “plani gjerman për të bombarduar urën e Krimesë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”. Fakti që Putini tani ka publikuar një video të marrë nga shërbimet e tij sekrete tregon se sa i sigurt është ai pas më shumë se dy vitesh luftë, thotë “Spiegel”. Duke iu drejtuar kombit javën e kaluar, Putin foli jo si një “viktimë gjeopolitike”, por si një “fuqi e madhe dhe e pathyeshme”, me krenari dhe besim. Dhe tani ai zgjodhi Scholz-in si objektivin e tij. Spiegel, vlerëson se përgjimi i bisedës së oficerit të Bundesweehr-it është një turp për Gjermaninë, por shtojnë se i shërbeu shumë mirë Putinit që të devijonte diskutimin në shtëpi nga funerali i Navalny.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN