“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është uji i gazuar i rrezikshëm për shëndetin?
Mjeku: Njerëzit e kanë përdorur ujin e gazuar me vite për të qetësuar stomakun e tyre, në radhë të parë për simptomat e pakëndshme të urthit, madje disa studime kanë treguar se uji i gazuar është më efektiv se uji i thjeshtë kur bëhet fjalë për lehtësimin e dispepsisë, shkruan Livestrong.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit të gazuar me stomakun bosh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. “Acidi që përmbahet në ujin e gazuar është i rrezikshëm në stomak bosh, kështu që në vend që të zgjidhni problemin e urthit apo dispepsit, vetëm do ta përkeqësoni atë.
Uji i gazuar është më mirë të pihet mes vakteve, ndërsa të gjitha pijet freskuese të gazuara duhet të shmangen sa më shumë”, shpjegon Andrew L. Rubman. Po kështu, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të përkeqësojë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal).
Përveç pijeve të gazuara, ushqime dhe pije të tjera që mund të përkeqësojnë simptomat përfshijnë pijet me kafeinë, frutat ose lëngjet e agrumeve, ushqimet pikante dhe gjithçka që është tepër yndyrore.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.