Tendencat e ngjyrave të flokëve ndryshojnë në varësi të sezonit, por ndryshe nga flokët e kuqe në vishnje, që duket se janë preferenca e momentit për shumë goca të famshme, ka edhe nuanca të tjera të dedikuara për brunet që mund t’i mbajnë gjithë vitin. Me pak fjalë, ngjyra që priren të jenë të përjetshme. Por, kjo nuk do të thotë nuk mund të bëni eksperimente të lezetshme fijesh që sërish e theksojnë bazën gështenjë apo të errët të flokëve tuaj.
Përpara se të lini takimin e radhës me parukierin ose të kërkoni bojën më të mirë për flokët e errët, mos harroni që tonet e ngrohta janë për lëkurat e hapura, ndërsa ato të errëta janë për vajzat brune që duan të theksojnë edhe më shumë tiparët e tyre zeshkane.
Ja pesë modele që duhet t’i fiksoni tani!
#1 Brune e errët me fije
#2 Fije bionde të theksuara në bazën tuaj të errët të flokëve
#3 Brune me dy nuancat e biondes, ajo e fortë dhe më e çelët
#4 Brune e hapur me fije
#5 Brune në nuancë të theksuar bakri ose të kuqe