07.03.2024 - 13:06
Një grua është gjetur e pajetë në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.
Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufome në sipërfaqe të rrjedhës së liqenit të Viroit.
Menjëherë policia ka shkuar ne vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha trupin e gruas së pajetë, të padekompozuar. Aktualisht identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.