MENU
klinika

Gjiknuri foli për opsione zgjidhjeje

‘Zgjedhorja’ hyn në fazë të re, ekspertët e ODIHR vijnë në Tiranë më 13-14 mars

07.03.2024 - 15:10

Pak javë pas nisjes së punës, Komisioni i Reformës Zgjedhore hyn në një fazë tjetër: Atë të draftimit të propozimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

E për ta bërë këtë, javën e ardhshme do të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE-ODIHR të cilët do të punojnë bashkë me Komisionin për produktin final.

Bashkëkryetari i PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj rikujtoi propozimet e kahershme për votën e diasporës, listat e hapura e Shqipërinë një zonë zgjedhore, të cilat sipas tij duhet të përfshihen në draft.

Gjiknuri foli për opsione zgjidhjeje, që sipas tij ekspertët e vet do të çojnë në tryezë përballë propozimeve të Partisë Demokratike.

Në tryezën e Reformës Zgjedhore vijon të mos marrë pjesë, opozita e përfaqësuar nga Rithemelimi që kërkon zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt, kërkesë që prej muajsh refuzohet.