07.03.2024 - 19:55
Një bazë armatimesh është zbuluar në Babicë të Vlorës, ndërsa në pranga raportohet se është vënë një person.
Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.
Nga pamjet e siguruara shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.
Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë, maska si dhe targa të ndryshme automjetesh.
Mësohet se kjo është sasia më e madhe e armatimit e kapur kohët e fundit në Vlorë.