MENU
klinika

Shkaqet e konfliktit

E rëndë në Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin

08.03.2024 - 10:20

Një nxënës është qëlluar me thikë nga një nxënese tjetër.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen 18 Shtatori në Gjirokastër kur nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollës 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër.

Sapo nxënësi është qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe dërguar menjëherë në spital me makinë të rastit. Policia menjeherë ka kapur vajzën adoleshente agresore të cilën e ka shoqëruar në ambjentet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.

Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë për ngjarjen

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë