MENU
klinika

"Snajperi që ekzekutoi Gëzim Sinomatin..."

Zbulimi i depos së armëve në Vlorë, policia ngre dyshimet

08.03.2024 - 17:56

I arrestuari i ditës së djeshme në Vlorë, Luçiano Deraj ka heshtur para policisë. Megjithatë, dyshohet se ai ndihmoi grupet kriminale.

Një prej snajperëve të gjetur në depon e armatimit që u zbulua në Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarja e ndodhur në Janar të këtij viti.

I arrestuari i ditës së djeshme në Vlorë, Luçiano Deraj ka heshtur para policisë. Megjithatë, dyshohet se ai ndihmoi grupet kriminale.

Ky dyshim është ngritur nga Policia e Vlorës, për shkak se gjatë hetimeve për vrasjen e të riut, u zbuluan informacione për bazën e armatimit.

35-vjeçari Luciano Deraj i njohur dhe me emrin Albano, ka refuzuar të flasë para oficerëve të policisë, duke mos treguar origjinën e armëve dhe me grupet kriminale që mund të ketë lidhje.

Por burime nga policia bëjnë me dije se ai dyshohet se ka lidhje me grupe kriminale në Vlorë, Fier apo dhe qytete të tjera.

Dyshimet e policisë janë se Deraj u ka vënë në dispozicion bazën materiale atyre për të kryer krime dhe më pas i ka fshehur në banesën e tij.

Në banesën e 35-vjeçarit Deraj, pronar i një servisi makinash, u gjetën disa lloj armatimesh, si snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e policisë së Vlorës, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

Pjesë e armatimit të rëndë ishte dhe një pistoletë stilolaps.

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë teknike, balistike dhe biologjike. Ekzaminimi i armëve do të kryhet pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë