MENU
klinika

Lidhur me ROSU

Serbi/ Aleksandar Vuçiç sulmon NATO-në

29.12.2018 - 14:30

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar serish deklarimet e NATO-së se njësiti ROSU i Policisë së Kosovës mund të veprojë në veri të Kosovës, duke thënë se përfaqësuesit e NATO-së po gënjejnë.

Po gënjejnë [NATO] dhe kjo nuk është hera e parë. Vetë kam kontaktuar për këtë çështje dhe e di çfarë jemi dakorduar. Ne atëherë kemi biseduar për ROSU dhe para së gjithash e kemi bërë këtë që të definojmë kushtet – kjo ishte se tytat e gjata [armatimi i ROSU] nuk mund të përdoren në veri pa pëlqimin e NATO-së dhe kryetarëve të komunave serbe”, tha Vuçiç.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO tani po “bëhen të shurdhër ndaj Rezolutës 1244″.

Gjithashtu, Vuçiç ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të NATO-së, të cilët kanë thënë se njësiti ROSU i Policisë së Kosovës mund të veprojë në veri të Kosovës. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!