08.03.2024 - 18:39
Zbardhen detaje nga plagosja e 15-vjeçarit sot në Gjirokastër. I mituri është plagosur në bark, ndërkohë që ka dalë nga reanimacioni.
Shkak i konfliktit ka qenë pretendimi i djalit tjetër se ky i ngacmonte motrën, 13-vjeçaren që ishte dëshmitare e ngjarjes.
Janë të dy nxënës të së njëjtës shkollë, por jo në të njëjtën klasë. Djali nga Tepelena që u plagos, jeton në konvikt në Gjirokastër.