MENU
klinika

Shkak, dyshohet kontrolli i territorit për trafikun e drogës

Të shtënat me armë ndaj shqiptarëve në Itali, arrestohet 23-vjeçari, tre të tjerë në kërkim!

10.03.2024 - 11:21

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, në lidhje me një ngjarje të rëndë, ku u qëllua me armë zjarri drejt 4 personave, edhe këta po me origjinë shqiptare.

Mediat italiane ende nuk janë të qarta në lidhje me numrin e viktimave, pasi disa prej tyre raportojnë për dy të vrarë, ndërsa disa të tjera një viktimë.

Gjatë natës policia arrestoi për të shtënat me armë zjarri një 23-vjeçar shqiptar, i cili veproi me tre bashkëpunëtorë, por ende nuk dihet motivi, por po hetohet pista e një përplasje për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

Policia italiane beson se është 23-vjeçari që ka qëlluar me armë, ndërsa në kërkim janë edhe tre persona të tjerë.

Prokuroria e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë