MENU
klinika

Çfarë dihet për autorët

EMRI/ U vra në një atentat me armë zjarri në Itali, identifikohet 27-vjeçari shqiptar!

10.03.2024 - 12:38

Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e së shtunës (9 mars) në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar, edhe ky shqiptar me iniciale M.Z, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij.

Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Hetimet

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të mbrëmshëm.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Prej mbrëmjes së djeshme në Frosinone, si në të gjithë provincën, ka rënë errësira. E zeza e frikës, shkruajnë mediat italiane.

Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë