MENU
klinika

Konflikti që kam pasur me viktimën

Dëshmia e 23-vjeçarit që vrau bashkëkombësin e tij në Itali

10.03.2024 - 13:57

Duket se krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar (9 mars) në Frosinone të Italisë po merr një tjetër kthesë, kjo edhe pas dëshmisë së autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Mikea Zaka 23-vjeç i cili u vu në pranga.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa të tre tjerë u plagosen dhe ndodhen në spital.

Policia italiane akuzon të riun shqiptar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tetnativë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, por dëshmia e të riu po ngre dyshime edhe për pista të tjerë.

Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë