MENU
klinika

Rama inspekton punimet në Shkodër

“Koha për një treg modern dhe konvikt evropian”

10.03.2024 - 14:37

Me përfundimin e takimit me organizatat partiake, kryeministri Edi Rama ka inspektuar disa punime në qytetin e Shkodrës. Në shoqërinë e kryebashkiakut Benet Beci dhe ministres Elisa Spiropali ai pa nga afër gjithë tregun e qytetit.

“Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt evropian për nxënësit e shkollave profesionale”, u shpreh kryeministri.

“I erdhi radha Shkodrës!”, shpreheshin tregtarët teksa e takonin.

Kjo është dita e dytë e Ramës në Shkodër, pas takimit të djeshëm me krerët e bashkive në vend. Në fokus është rienergjizimi në Partinë Socialiste, me anëtarësime dhe objektiva të qartë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të diskutohet në mbledhje

Rama vijon takimet në Shkodër