MENU
klinika

Ja pistat dhe dëshmia e 23 vjeçarit Mikea Zeka!

Motivi i përplasjes së bandave shqiptare në Itali?

10.03.2024 - 18:19

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e 23-vjeçarit Mikea Zeka, i cili mbrëmjen e djeshme, gjatë një përplasje mes dy grupeve shqiptare në qendër të Frosinones, vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Kasem Kasmi dhe plagosi tre të tjerë. Zeka thotë se ai është sulmuar teksa ka qenë në bar me miqtë e tij ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Më sulmuan, duhej të mbroja veten”, ka thënë ai mes të tjerash.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe e prostitucionit. Një tjetër pistë është sherri për një vajzë. Mediet italiane raportojnë se vajza që fillimisht ishte me Kasmin dhe tani me Zekën, disa thonë se ka një lidhje romantike, të tjerë flasin për prostitucion.