MENU
klinika

Çfarë u zbulua për vëllain e vogël

Eksperimenti hetimor tregon se Hygerta Meta di të përdorë armën

11.03.2024 - 12:02

Një muaj nga vrasja e Pëllumb Metës, Prokuroria ka kryer një nga dy eksperimentet hetimore për të zbuluar të vërtetën. Vajza e 49-vjeçarit, Hygerta Meta është çuar në poligon ku edhe ka vërtetuar se di ta përdorë armën.

Ndërkohë tre anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë pranuar të kryejnë qitje, pasi deklaruan se nuk dinë të përdorin armë, çka ka ngritur edhe dyshime nga ana e prokurorisë, së të katërt janë familjarë me përdorimin e armëve të zjarrit.

Lajmi u konfirmua nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ka zbuluar se në qesen me të cilën ishte mbështjellë arma e krimit, janë zbuluar shenjat e gishtërinjve të djalit të vogël të familjes Meta, Amarildos.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja, e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin