MENU
klinika

Eksperti na habit me përgjigjen e tij

Kush po e pengon uljen e çmimeve të bulmetit?

11.03.2024 - 13:18

Çmimet e produkteve të bulmetit vijojnë të rëndojnë xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Edhe pse inflacioni është në rënie, çmimet për këto produkte nuk kanë reflektuar rënie për qytetarët. Por kush po i mban lartë çmimet e bulmetit në vendin tonë? Ervin Resuli dha një përgjigje në një emision televiziv.

“Ajo që ne dyshojmë, industria e qumështit duket që në një numër të vogël dhe menaxhues midis tyre kanë arritur të krijojë një bllokadë për të mos ulur çmimin e qumështit. Ju them me garanci se në 2023 çmimi i qumështit të lopës është ulur me 150 lekë të vjetra për litër, pra tre herë nga fermerët. Deri më sot nuk kemi reflektim te konsumatori. Kjo është e pajustifikueshme. Nga ana tjetër duke rënë monedha europiane, plastika dhe element të tjerë që përdorin bizneset e kësaj fushe në import, kanë kosto më të relaksuara, të cilat në fakt duhet të reflektohen të çmimi final”, sqaroi Resuli.

Duke folur për skemën kombëtare, Resuli thotë se mbështetja e parashikuar nuk i jep shtysë sektorit të dalë nga kriza.

“Ajo çfarë grupet e interesit prisnin gjatë këtij viti ishte minimalisht një dyfishim i fondeve të mbështetjes për fermerët. Ky është viti i dytë kritik pasi që nga korriku i 2023 u bllokuan dhe fondet e BE nga programi “IPARD 3”. Ndaj qeveria duhet të vinte me buxhet të dyfishuar që të mund t’i jepte sektorit një impuls të ri”, deklaroi Resuli.

Një vit më parë nga buxheti u dhanë 5.1 miliardë lekë në total. Këtë vit qeveria buxhetin fillestarë e ka 3.3 miliardë, por sipas zyrtarëve me mundësinë që me ndryshimet buxhetore, fondet të rriten gjatë vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një mënyrë fare e thjeshtë

Djath natyral apo me niseshte? Si ta dallojmë

Rritja e çmimeve dhe emigracioni

Anaiza: Si po tkurret konsumi në vend