MENU
klinika

Balla: Po punojmë me Italinë për të siguruar një flotë të plotë

Automjete të reja zjarrfikëse për Lezhën, Fierin dhe Pogradecin

12.03.2024 - 13:36

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të automjeteve të reja të shërbimit zjarrfikës të financuara nga qeveria e Polonisë, për bashkitë Lezhë, Fier dhe Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se qeveria shqiptare është në proces diskutimi me qeverinë italiane për të siguruar një flotë të plotë zjarrfikësesh për të gjitha bashkitë e vendit.

Ministri u shpreh se nga projekti i qeverisë së Polonisë kanë përfituar mbi 350 zjarrfikës pajisje dhe trajnimet e duhura për procesin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

“Po ashtu dua të shpreh mirënjohje të 10 bashkive përfituese të këtij projekti ku kemi mbi 350 zjarrfikës që përfitojnë pajisjet dhe trajnimet e duhura. Kemi dy stacione zjarrfikëse të reja si edhe tre automjete të standardit më të mirë evropian, që do i dorëzohen bashkive të Lezhës, Fierit dhe Pogradecit. Po ashtu bëhet fjalë për një set të uniformave profesionale për mbrojtjen kundër zjarrit si edhe 156 sete uniformash profesionale. Kemi arrit në nj kohë të shkurtër të bëjmë trajnimin e 356 zjarrfikësve të 10 bashkive përfituese”, tha Balla.

Ndër të tjetra ministri kishte edhe një kërkesë për kryetarët e bashkive, ku theksoi se duhet të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes së punonjësve zjarrfikës.

“Na duhet të ndryshojmë edhe mënyrën e përzgjedhjes së punonjësve zjarrfikës. Kryetarët e kujtojnë që vendi i punës për punonjësit e zjarrfikës nuk është një vend për të bërë qok, për ti bërë nder, se mund të bëjnë edhe qeder për vetën dhe kolegët më pas”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij.

Balla: Dua të falënderoj të tre kryetarët e bashkive që përfitojnë nga ky projekt, Lezhës, Fierit dhe Pogradecit dhe të gjithë punonjësit e shërbimit zjarrfikës, që janë gjithmonë në krye të detyrës. Po ashtu është detyra jon ët mundësojmë mjetet e duhura. Përfitoj nga rasti të shpreh vlerësimin maksimal për qeverinë e Polonisë për këtë ndihmë bujare dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Ndodh shpesh herë që të harrojmë një pjesë të shërimit që lihet me shpëtimin dhe përfitoj nga rasti tu kujtojë kryetarëve të bashkive që ndërsa Shqipëria po bëhet çdo ditë edhe më shumë një destinacion i rëndësishëm turistik, jo vetëm mbrojta kundër zjarrit po edhe ajo që lidhet me shpëtimin te këtë një rëndësi të posaçme. Është e pamundur që policia e shtetit të përballoj të gjitha kërkesat që turistë humbin rrugën dhe gjthmonë thirret në ndihmë policia, këtu shpëtimin kundër zjarrit she shpëtimit duhet të marrë një rol tjetër dhe mendon që ka ardhur koha që të investohemi në pajisjet e duhura për ta kërkuar këtë shërbim.

Po ashtu dua të shpreh mirënjohje të 10 bashkive përfituese të këtij projekti ku kemi mbi 350 zjarrfikës që përfitojnë pajisjet dhe trajnimet e duhura. Kemi dy stacione zjarrfikëse të reja si edhe tre automjete të standardit më të mirë evropian, që do i dorëzohen bashkive të Lezhës, Fierit dhe Pogradecit. Po ashtu bëhet fjalë për një set të uniformave profesionale për mbrojtjen kundër zjarrit si edhe 156 sete uniformash profesionale. Kemi arrit në nj kohë të shkurtër të bëjmë trajnimin e 356 zjarrfikësve të 10 bashkive përfituese.

Në këtë shërbim edhe sekonda mund të bëjë diferencë. Dua t’ju informoj se qeveria në bashkëpunim më vendet të tjera partnere, shumë shpejt do të kemi një projekt tjetër i cili është në proces diskutimi me qeverinë italiane për të siguruar një flotë të plotë zjarrfikësesh për të gjitha bashkitë e vendit.

Na duhet të ndryshojmë edhe mënyrën e përzgjedhjes së punonjësve zjarrfikës. Kryetarët e kujtojnë që vendi i punës për punonjësit e zjarrfikës nuk është një vend për të bërë qok, për ti bërë nder, se mund të bëjnë edhe qeder për vetën dhe kolegët më pas.