MENU
klinika

“Mazhoranca reflektoi”

Bardhi pas dakordësimit me PS: Mos të nxitohemi, nesër vendimi për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend!

12.03.2024 - 16:45

Gazment Bardhi ka folur pas negociatave me PS, ku tha se është rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Po ashtu, Bardhi tha se do ngrihet edhe një nënkomision për Reformat, që do diskutojë çdo reformë që kërkon gjithë përfshirje dhe konsensus, përfshirë këtu Reformën Zgjedhore.

Bardhi tha se është një lajm i mirë që mazhoranca ka reflektuar.

Po ashtu ai bëri të ditur se nesër kur të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe të shpallë ngritjen e komisioneve do të shpallin edhe nëse do zgjidhet bllokimi i punës në Kuvend.

“Është një lajm i mirë që pas 5 muaj rezistencë të deputetëve të opozitës për këtë arrogancë të mazhorancës këta të fundit kanë reflektuar dhe po diskutojmë çështjen. Është vendimmarrje në parim, nuk është çështje e mbyllur.

Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD. Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimor të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët. Do të mblidhet sërish nesër Konferenca e Kryetarëve”, tha Bardhi.

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë