MENU
klinika

Analiza

Pse Papa Françesku po bën sërish “kumbarin” e paqes?

13.03.2024 - 08:30

Qëndrimi ultra-pacifist i Papa Françeskut për Ukrainën vazhdon të shkaktojë diskutime në Ukrainë, por edhe përtej saj. I pyetur gjatë një interviste se çfarë mendon për thirrjet që Ukraina t’i dorëzohet Rusisë, Françesku tha se beson se “ata që kanë guximin të ngrenë flamurin e bardhë dhe të negociojnë janë më të fortë”.Komentet, të cilat u përhapën si zjarr në mediat shtetërore ruse dhe për të cilat Vatikani u detyrua përfundimisht të tërhiqej, shkaktuan zemërim në Kiev dhe më gjerë, me zyrtarët që e shihnin atë si një thirrje për Ukrainën që t’i dorëzohej Rusisë. Një situatë jashtëzakonisht delikate, e mjaftueshme për ta shtyrë Bashkimin Europian të mbante publikisht një qëndrim. Dhe mesazhi ishtemë se i qartë: Jo dorëzim.

Reagimi i BE

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punët e Jashtme Peter Stano përgjigjet duke shpjeguar se mundësia e arritjes së paqes në Ukrainë “është në duart e një njeriu të vetëm, i cili i përgjigjet emrit të Vladimir Putin, i cili filloi këtë luftë dhe që e çon atë përpara”. “Ne jemi sigurisht pro paqes, të një paqeje të drejtë, të një paqeje që formulohet sipas kushteve të viktimës së kësaj lufte, që është Ukraina”, tha Stano.Komisioni Evropian përsëriti qëndrimin e tij përkrah Kievit, por mbi të gjitha nënvizoi angazhimin e tij për arritjen e një paqeje të drejtë dhe kushtet e vendit të Volodymyr Zelensky. “Nuk ka flamur të bardhë, ndryshe nga çfarë thirri Papa. Nuk është fjala për të pasur guximin për të negociuar”, pohoi Stano, i cili shpjegoi se mund të kujtonte qëndrimin e BE-së për mundësinë e arritjes së armëpushimit vetëm me zjarr nga afër. Por nuk është vetëm Komisioni Evropian që nuk pajtohet me deklaratat e Papës për Ukrainën.

Pope Says Ukraine Should Have White Flag Courage, Negotiate War's End - Bloomberg

Kritikat e Gjermanisë

Siç konfirmoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, kancelari Olaf Scholz ka kritikuar ashpër qëndrimin e Papës. “Ukraina e kundërshton agresorin, përdor mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe vepron brenda kuadrit të së drejtës së saj për mbrojtje të parashikuar në ligjin ndërkombëtar,” shtoi Steffen Hebestreit. “Gjermania beson, përkundrazi, se nëse Ukraina dhe aleatët e saj nuk tregojnë forcë tani, nuk do të ketë paqe”, tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock. “Ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ajo të mund të mbrohet”, shtoi ajo. Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara.

Zhgënjimi i Ukrainës

Ukraina gjithashtu iu përgjigj fuqishëm Papa Françeskut, me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba që tha se vendi i tij “nuk do të dorëzohej kurrë”. Ukrainasit e të gjitha besimeve janë ngritur për të mbrojtur vendin e tyre që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të përditshëm të dielën: “Të krishterët, muslimanët, hebrenjtë, të gjithë… Ata na mbështesin me lutje, biseda dhe veprim”. “Kisha duhet të jetë këtu, me njerëz. Jo 2500 kilometra larg, me ndërmjetësim virtual mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë,” tha ai. Pas reagimit të furishëm të Kievit, Vatikani njoftoi se Papa Françesku nuk po i bën thirrje Ukrainës të dorëzohet, por për një armëpushim dhe guxim në negociata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armatime me vlerë 2,7 miliardë euro

Gjermania ofron paketë të re ndihme për Ukrainën

"Rusia, nuk i bëri mirë llogaritë"

Papa kundër luftës, por “jo” kundër Putinit