MENU
klinika

“Blindohet” Shkodra

Plagosja e 2 të rinjve/ Muhamet Rrumbullaku, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë në vendin e ngjarjes

12.03.2024 - 22:07

Menjëherë pas plagosjes së dyfishtë në Shkodër, në drejtim të qytetit është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dhe Drejtori i Krimeve të Rënda.

Këtë mbrëmje në Shkodër kanë mbetur të plagosur dy persona, në fshatin Grudë, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.

Drejt vendngjarjes janë nisur edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA. Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor. Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Ata janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.