Siç tashmë dihet, Kate nuk është shfaqur në publik që nga dhjetori për shkak të një problemi mjekësor. Në janar, Kensington Palace zbuloi se ajo kishte bërë një operacion abdominal.
Por shumë teori kanë qarkulluar nga publiku pas zhdukjes së papritur të saj dhe veprimit të fundit ku ajo editoi foton me fëmijët. Një ndër teoritë e faqes Virus Geezer në TikTok pretendon se Kate Middleton ka qenë shtatzënë me diplomatin Thomas Kingston, i cili ka qenë ish i dashuri i motrës së saj.
Kate Middleton mund të ketë qenë shtatzënë me fëmijën e Thomas Kingston. Thomas Kingston u gjet i vdekur vetëm pak ditë më parë, i mbyllur në një dhomë në apartamentin e prindërve të tij me një plagë të madhe në kokë.
Thomas ishte në një lidhje me motrën e Kate, Pippa Middleton për një kohë të gjatë dhe që atëherë ai qëndroi në kontakt me Kate. Edhe mesazhet e fundit Në WhatsApp janë zbuluar, që tregojnë se Thomas i uronte një shërim të shpejtë përsa i përket problemeve me stomakun.
Por a mbeti shtatzënë Kate me fëmijën e Thomas? A refuzoi të abortonte pasi kishte tre fëmijë dhe pastaj dikush e detyroi të abortonte me forcë?
Sa më gjatë që Pallati Buckingham të qëndrojë i heshtur për këtë çështje, aq më shumë spekulime do të shkaktojnë trazira. Kate nuk ka është shfaqur që nga Krishtlindjet, ndërsa ai miku i saj u vra në mënyrë misterioze. Diçka po ndodh qartë këtu, sipas konspiracioneve në Tik Tok.