MENU
klinika

Doli kundër marrëveshjes me PS-në

Salianji: Reformë Zgjedhore s’ka për të pasur se nuk do Edi Rama

13.03.2024 - 14:14

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka dalë kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste, duke u shprehur se “vendosi në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën”.

“I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizim, nuk mund ta japim si bonus që na e jep Rama. Çfarë t’ju them se kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencën e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur sepse e kemi refuzuar për shkak të moszbatimit të Kushtetutës nga Rama. Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë. Nuk ka asnjë krisje, kjo është një qasje tjetër që ka të bëjë me parlamentin, jo me bashkimin. Gjithçka që ka të bëjë me analizën në Parlament, ka diskutim.

Vendosi në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën. Ne kemi vetëm 1 kërkesë dhe s’kemi marrë asgjë.

Kërkesa jonë është zbatimi i Kushtetutës dhe zbatimi i të drejtave të opozitës.

Nga kjo lind kërkesa për komisionet hetimore që i kemi marrë me ligjin e ri të Ramës, jo me ligjin që ishte. Unë do të operoj me një ligj që e quaj antikushtetues? Kam firmosur që është antikushtetues e kam çuar në Gjykatë, Tani do ti them vetes dhe publikut që po e tërheq këtë sepse mendoj ndryshe.

Reformë zgjedhore nuk ka për të pasur se nuk do Edi Rama, do të merret me këtë që po merremi ne tani dhe këtu do të jemi prap. Nuk do të ketë asnjë efekt dhe asnjë të mirë publike sepse Rama e zhbëri atë që tha me Komisionin e Reformës zgjedhore. Zgjidhja është ose bazhdimi i rrugës që kemi në përballje ose qëndresa deri në realizimin e një kërkesë që burojnë të gjithë të tjera”, u shpreh Salianji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN