MENU
klinika

Ç’thonë ekspertët

A rriten qerpikët nga vaji i kastorit?

13.03.2024 - 14:41

Ka shumë pikëpyetje apo dyshime në lidhje me këtë çështje, pra nëse vërtet vaji i kastorit ndikon apo jo në rritjen e qerpikëve. Dermatologia Aleksandra Brown thotë se nuk bëhet fjalë për rritje reale të qerpikëve, por për forcim dhe trashje të tyre. Sipas Brown, vaji i kastorit përmban 90% acid ricinoleik, i cili ka përmbajtje të lartë trigliceridesh që ndihmojnë në hidratimin dhe forcimin e qerpikëve, ndërsa përdorimi i shpeshtë i këtij vaji i bën qerpikët të duken më të trashë dhe më të plotë.

Natyra hidratuese e vajit të kastorit ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për forcimin e tyre, ndërsa ka edhe veti antimikrobike dhe anti-mykotike te qerpikët.

Si ta përdorni vajin e kastorit në qerpikët tuaj?

Ka dy mënyra për të përdorur vajin e kastorit te qerpikët: aplikimi i vajit direkt në qerpikë ose përdorimi i një produkti që përmban vajin si një përbërës kryesor. Mënyra më e mirë sipas trikologes Gretchen Frise është përdorimi i këtij vaji direkt në qerpikë. Si fillim hidhni disa pika vaji në pjesën e qepallave të syve, i mbuloni me pak fasho dhe më pas i shpëlani.

Bëjeni shpesh këtë ritual për të parë rezultatet e duhura në fund.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?